Tre automjete janë djegur gjatë natës në një garazh

Tre automjete janë djegur gjatë mesnatës në rrugen e “Dibranëve” në garazhin e një pallati në ndërtim.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

“Më datë 02.02.2021, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, në Tiranë, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale”, thuhet ne njoftimin e policise.

Ndërkohë gjatë natës një automjet u dogj në oborrin e një banese në Krujë.