Tre fëmijë humbin jetën nga shembja e dheut
Tre fëmijë kanë humbur jetën, si pasojë e rrëshqitjes së dherave nga moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm.
Ngjarja ka ndodhur në një kodër në Hanoi (Vietnam), ku tre të miturit ishin duke luajtur brenda një banese të braktisur.
“Fëmijët po luanin brenda ndërtesës kur ndodhi aksidenti,” tha një banor i komunitetit, ndërsa sqaroi se fëmijët ishin të moshës 3 deri në 5 vjeç.
Trupat e tyre të pajetë janë nxjerrë nga ekspertët e shpëtimit dhe janë dërguar drejt morgut.
Vietnami është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, duke shkaktuar problematika në shumë banesa dhe përmbytje në disa zona.
Ndryshimet klimatike të shkaktuara do të shkaktojnë një rritje të intensitetit të ngjarjeve ekstreme të motit, kanë paralajmëruar shkencëtarët, sipas mediave të huaja.

