Tre fëmijë u gjetën të pa jetë, nëna shpallet në kërkim

Një hetim për “vrasjes me dashje” u hap dhe iu besua xhandarëve të brigadës kërkimore Bonneville me mbështetjen e seksionit të kërkimit Chambéry, tregoi prokurori i Bonneville, Boris Duffau, në një deklaratë për shtyp të martën vonë, ndërsa gruaja, e përshkruar si në depresion, mbeti e pagjurmueshme.

Viktimat janë “dy djem të moshës 2 dhe 11 vjeç dhe një vajzë 13 vjeç”, tha ai.

Autopsitë dhe vlerësimet shtesë të ekspertëve do të kryhen shpejt nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) në Grenoble, por “nga gjetjet fillestare është konstatuar se viktimat kanë plagë me thikë”.

“Aktualisht janë duke u zhvilluar disa intervista me rrethin e ngushtë të kësaj familjeje të përzier dhe po kërkohet në mënyrë aktive nëna, 45 vjeçe”, tha prokurori.

Fëmijët u zbuluan në një shtëpi nga babai i cili ngriti alarmin, tha më herët AFP një burim në xhandarmëri.

Sipas të përditshmes rajonale, njeriu që zbuloi trupat është babai i më të voglit nga fëmijët.

Nëna e cila është në depresion, sipas një burimi në xhandarmëri është kërkuar në mënyrë aktive që prej mesditës, transmeton albinfo.ch.

Ajo thuhet se ka lënë një letër dhe më pas është nisur drejt maleve që rrethojnë Taninges, sipas Le Dauphiné Libéré.

Taninges është një komunë me 3500 banorë në luginën Giffre, rreth 50 km në lindje të Gjenevës.