Tre fëmijët e Albertit meritojnë të rriten me dashurinë e babait, i cili po vuan nga sëmundja

Albert Krasniqi nga Prishtina, shpresat për shërim i ka varur te qytetarët. Ai ka nevojë edhe për 25 mijë euro, për ta kompletuar shumën e mjeteve që i duhen për operacion.

Familjarët e tij kanë thënë se 31 vjeçari duhet t`i nënshtrohet një operacioni urgjent, pasi është diagnostifikuar me një kancer në mëlçi.

Familja Krasniqi kërkon ndihmën e qytetarëve të cilët kanë mundësi sado pak të kontribuojnë në sigurimin e mjeteve financiare për operimin e djalit të tyre.

Alberti është prind i tre fëmijëve dhe ata nuk meritojnë ta humbasin në një moshë aq të hershme dashurinë e BABAIT. Alberti meriton të jetojë e të kujdeset për fëmijët dhe familjen e tij. /Mediafokus.info