Tre ish-drejtuesit e PTK-së lirohen nga akuzat për korrupsion

Edhe pas rigjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre ish-drejtuesve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Agron Mustafa, Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj, të akuzuar për korrupsion.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të martën nga kryetari i trupit gjykues, Lutfi Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit të shpallur, nuk është vërtetuar se Mustafa, Qerimi e Gjonbalaj kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.