Tre meshkuj dhe një femër largohen nga Enti Social në Shtime
Katër persona, tre meshkuj dhe një femër janë larguar nga Enti Social në Shtime, njofton policia.
Rasti është hapur për hetim si ‘person i zhdukur’.
Rr.Tahir Sinani, Shtime 03.02.2023-16:00. Raportohet se nga Enti Special, janë larguar tre meshkuj dhe një femër. Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet policore, thuhet në njoftim.

