Tre persona arrestohen për ‘dhunë në familje’

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste për dhunë në familje, në Prishtinë, Viti dhe Dragash, me ç`rast janë arrestuar tre të dyshuar, ka njoftuar policia e Kosovës.

DHUNË FAMILJARE:

Prishtinë 01.10.2020 – 13:00. Më datë 05.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Viti 30.09.2020 – 08:00. Lidhur me rastin, më datë 05.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Fsh. Restelice, Dragash 05.10.2020 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin  e policisë.