Tre persona dënohen me burgim për ‘detyrim’

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues në çështjen penale kundër A.B, O.B dhe S.B, të akuzuar për veprën penale ‘Detyrimi’.

I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite, ku do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 23.12.2015 deri me datë 08.02.2018 dhe nga data 06.05.2019 deri me datë 31.01.2020.

I akuzuari O.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite, ku do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 23.12.2015 deri me datë 09.11.2017.

I akuzuari S.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite, ku do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 23.12.2015 deri me datë 09.11.2017.

Bazuar në nenin 60 të KPK-së, të akuzuarit A.B i konfiskohet vetura e tipit “Chevrolet Suburban”, të akuzuarit O.B i konfiskohet vetura e tipit “Audi” A4 si dhe të akuzuarit O.B i konfiskohen të hollat në shumë prej 10.100 € (dhjetë mijë e njëqind euro).

Obligohen të akuzuarit A.B, O.B dhe S.B që të paguajnë secili veç e veç shpenzimet e procedurës penale dhe paushallin gjyqësorë në shumën prej nga 300 (treqind) euro, të gjitha në afatin prej 15 ditëve, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të dëmtuarit AKP, M.T, K.T, H.SH, A.H udhëzohen në kontestin e rregullt juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.