Tre persona në Gjilan arrestohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Tre persona në Gjilan janë arrestuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Dyshohet se ata kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën, në një “shtëpi për të moshuar”.

Për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj  kanë paguar 1000 € për muaj.

Njoftimi i policisë:

TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSORË- MASHTRIM

Gjilan 10.02.2023 17:20 Më 03.03.2023 janë arrestuar 3 të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovarë pasi që dyshohet se te njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër  kosovare – e moshuar. Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim  të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj  kanë paguar 1000 € për muaj. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar mashkull është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë jenë liruar në procedurë të rregullt.