Tre persona rrahën mes vete në Gjakovë, shkak komunikacioni
Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi që pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë rrahur në mes vete.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes, rruga “Nënë Tereza”, është konfiskuar një pistoletë.
Një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
SULM/ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Nënë Tereza, Gjakovë, 15.07.2022 – 20:41. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete. Në vendin e ngjarje është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

