Tre plumba i dërgohen Daçiçit, thotë MPB-ja serbe
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se një zarf i dyshimtë me adresë për ministrin e brendshëm serb, Ivica Daçiç, është zbuluar në ndërtesën e qeverisë serbe. Tre plumba janë gjetur në zarf dhe dërguesi është identifikuar.
Siç thonë nga kjo ministri, prania e plumbave në zarf është vënë re gjatë kontrollimit me rreze X. Një hetim i mëpasëm ka vërtetuar se zarfi është nisur më 26 gusht nga një zyrë e postës serbe në Pozharec.
Policia ka gjetur dhe identifikuar personin që ka nisur dërgesën postare dhe ka thënë se punë e hetime të mëtejshme po bëhen për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

