Tre qytetarë japin 30 mijë euro për të përfituar grante, dalin të mashtruar

Tre qytetarë në Graçanicë janë mashtruar nga një person, të cilit i kanë dhënë 30 mijë euro në këmbim tê granteve nga një Ministri e Kosovës.

I dyshuari ndodhet në arrati.

Graqanicë 25.11.2022 – NN. Tre ankuesë meshkuj kosovarë kanë informuar se janë mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili u kishte marr para në këmbim që ata të përfitonin grante nga një ministri e Republikës së Kosovës. Vlera e pareve të marra nga i dyshuari, është mbi 30 mijë euro. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.