Tre të plagosur me armë në Pejë, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Nga të shtënat me armë, sonte rreth orës 21:00 në Pejë, tre persona kanë mbetur të plagosur, shkruan Mediafokus.info.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke thënë se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
“Rreth orës 21:00 në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Pejë ka pasur gjuajte me armë zjarri, ku tre persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë janë duke u dërguar në QKUK kurse tjetri në spitalin rajonal të Pejës. Ende nuk është arrestuar asnjë person. Nuk dihen motivet. Hetuesit, forenzika janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë PK.

