Tre të therur me thikë dërgohen në QKUK pas përleshjes me tre persona

Tre persona në Prishtinë kanë pësuar lëndime trupore në orët e para të mëngjesit të së martës dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Tre viktimat meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që janë sulmuar dhe therur me thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit kishte shtënë disa herë me armë zjarri. Më 28.03.2022 njëri nga të dyshuarit është vetë dorëzuar dhe ka sjell armën që është përdorur në rast me dy fishekë,. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policise.