Tre të vdekur me COVID-19 në Gjilan

Në mesin e 11 të vdekurve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, tre janë nga Gjilani, të moshave 71, 69 dhe 71 vjeç. Gjilani ndodhet në zonën e kuqe sa i përket shkallës së rrezikshmërisë nga koronavirusi.

Rastet tjera të vdekjes me virusin SARS-CoV-2 janë nga Prishtina, Ferizaj, Gjakova, Mitrovica, Prizreni, Vushtrria, që kryesisht janë komuna të zonës së kuqe.

Prishtina, Gjilani, Mitrovica dhe të tjera prijnë edhe sot me numër të rasteve pozitive.

Duke llogaritur edhe rastet e fundit, numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e COVID-19 shkon në 809./Mediafokus.info/