Tre të vdekur në Kosovë brenda 24 orëve, rastet po hetohen nga policia

Brenda 24-orëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur tre persona. Në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë, një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. I vdekur është gjetur edhe një person i gjinisë mashkullore në vendin e tij të punës në Ferizaj. Në Prizren është hasur pa shenja jete një person.

“VDEKJE E DYSHUAR/Sadovinë e Jerlive, Viti 13.05.2023 – 12:25. Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Viktima, nga familjarët ishte dërguar në QKMF, por mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.  Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes,  ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

“HETIM MBI VDEKJEN/Ferizaj 13.05.2023 – 12:20. Është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe prokurori, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin, trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve”, njofton policia.

“VDEKJE E DYSHIMTË/Prizren 13.05.2023 – 20:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur pa shenja jete, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dal ne vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.