Tre të vdekur në Spitalin e Gjilanit, dy prej tyre të konfirmuar me COVID-19
Edhe tre të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Dy prej tyre janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa për rastin e tretë po priten rezultatet e testit nga Prishtina, raporton Mediafokus.info
Nga burimet e veta brenda spitalit, Mediafokus.info merr vesh se gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, kanë humbur jetën B.D. (1966), E.M. (1953), të konfirmuar me COVID-19, si dhe F.B. (1978), që ende nuk është pakonfirmuar.
Përndryshe, deri tani në Gjilan rezultojnë 65 të vdekur me COVID-19, duke llogaritur edhe dy rastet e fundit të konfirmuara, si dhe 573 raste aktive.
Përkundër rritjes së numrit të të infektuarve, gjendja është nën kontroll dhe e menaxhueshme. /Mediafokus.info/

