Tre vëllezër rrahin djalin e xhaxhait, dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Nedakovc të Vushtrrisë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Mediat raportojnë se të arrestuarit janë vëllezër, të cilët e kanë rrahur djalin e xhaxhait.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.