Trefishohen rastet e vdekjes me Covid-19

Janë trefishuar rastet e reja me koronavirus në Shqipëri, krahasuar me një ditë më parë, kur u regjistruan 9 humbje jete dhe 217 mostra pozitive.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima dhe 616 të infektuar, nga 3713 testime të bëra.

Në të gjithë vendin, aktualisht janë 6289 pacientë aktivë me COVID-19, kurse në spitale po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169 674 që nga fillimi i pandemisë.