Tregti e ndaluar: Konfiskohen disa thasë me arra e lajthi

Policia e Kosovës ka konfiskuar në Kamenicë disa thasë me arra dhe lajthi, në dyshimin për tregti të ndaluar.

Fsh. Koretin, Kamenicë  11.12.2022, 17:35. Njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar disa thasë arra dhe lajthi. Sasia nuk dihet. Me vendim të prokurorit malli dhe vetura janë dorëzuar në SPMK, Muqiverc, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim e policisë.