Treni godet veturën në Drenas, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe një treni në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku një person ka pësuar lëndime trupre.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person”, ka theksuar ajo.

