Treni godet veturën në Ujmir të Klinës, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore pasi një tren ka goditur një veturë në fshatin Ujmir të Klinës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës.

Kështu tha për Klankosova zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore. Rasti ka ndodhur në fshatin Ujmir të Klinës”, ka thënë Rugova.