‘Treshi’ i mbetur vetëm përulet pranë varrit të shokut

Dikur njiheshin si ‘treshi përsheshi’ por nga kjo treshe tani ka ngelur vetëm njëri, Qumili. Edhe pse ‘treshi…’ ishin ndarë kaherë në projektet e humroit, Leci, Cima e Qumili kanë ruajtur raportet miqësore mes vete.

Leci e Cima nuk jetojnë më. Rasim Thaçi vdiq para disa ditësh nga koronavirusi, derisa Leci ka vdekur kohë më parë nga një atak në zemër.

Miku dhe kolegu i tij, Sevdai Radogoshi-Qumili, e kujtoi aktorin me disa imazhe të realizuara ndër vite nga xhirimet e skeçeve të ndryshme.

Ai ka postuar edhe një foto nga homazhet te varri i Cimës, që vdiq më 26 mars të këtij viti, duke shkruar ‘e pabesueshme, e papërballueshme’.