Tri femra arrestohen për frikësimin e një burri, i kërkuan ta tërhiqte deklaratën

Policia e Kosovës ka arrestuar tri gra në Drenas, pasi kanë kërkuar nga një burrë që ta tërhiqte deklaratën që e kishte dhënë për një rast. Rasti është cilësuar ‘frikësim gjatë procedurës penale’

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 20.05.2021 -19:25 – Janë arrestuar tri (3) të dyshuarat femra kosovare pasi të njëjtat kishin kërkuar nga viktima mashkull kosovar që ta tërhiqte një deklaratë të cilën ai e kishte dhënë për një rast të më hershëm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarat dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.