Tri gra e humbin betejën me COVID-19
Tri gra e kanë humbur jetën për shkak të infektimit me COVID-19. Dy prej tyre ishin nga Koçani dhe njëra nga Dellçeva, të moshës 49, 61 dhe 81 vjeçe.
Në këtë repart shërohen 54 pacientë dhe ka vetëm një shtrat të lirë.
Drejtori i klinikës në Shtip, ku ishin të shtrira këto gra, Alen Gjeorgjijev thotë se janë angazhuar edhe mjekë të tjerë si dhe të gjitha repartet tjera që ju ndihmojnë dy infektologëve dhe personelit mjekësor.

