Tri gra shqiptare në Austri kërkojnë votën për deputete parlamentare
Rreth 6.3 milionë austriakë do të kenë mundësinë që me votën e tyre të zgjedhin sot 183 deputetët e parlamentit.
Siç ka informuar albinfo.at këto ditë, në garë sot për deputete janë edhe tri gra shqiptare.
Ato janë Dafina Mula (SPÖ) në Vjenë, Anila Morina (ÖVP) në Linz si dhe Lisa Vulai (ÖVP) në Tirol.
Të tri gratë kanë kërkuar mbështetjen dhe votën e shqiptarëve duke premtuar se do të jenë zë i komunitetit shqiptar.
Shqiptarët në Austri, ndonëse pritet të dalin një numër i vogël i tyre për të votuar, kryesisht duket se janë votues të partive ÖVP apo SPÖ.

