Tri incidente kriminale janë regjistruar në Leposaviq, Hani i Elezit dhe Dheu i Bardhë
Tri incidente kriminale janë regjistruar në tri pika të ndryshme të Kosovës. Te Dheu i Bardhë, një person është kapur duke bërë ‘fotografim të paautorizuar’, në Hani i Elezit është ndaluar një person për ‘mallra kontradandë’, ndërsa në Leposaviq ka ndodhur një ‘kalim ilegal i kufirit’.
PKK Dheu i Bardhë 05.11.2020 – 13:55. Është raportuar se një mashkull është parë duke bërë video incizim nga vetura derisa ishte duke kaluar kufirin për në RKS. Nga i dyshuari është konfiskuar telefoni ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Hani i Elezit 05.11.2020 – 20:10. Njësiti policor gjatë patrullimit kanë hasur në mall i cili dyshohet të jetë kontrabanduar nga R. e Maqedonisë për në RKS përmes rrugëve ilegale. Malli 180 pako me duhan të përpunuar është konfiskuar dhe është dorëzuar në njësinë doganore. Rasti nën hetime.
Leposaviq 05.11.2020 – 08:15. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k serb, pasi që i njëjti me veturë, përmes rrugëve alternative ilegalisht ka hyrë në R. Kosovës. Vetura është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

