Tri vdekje brenda një dite, policia po i heton rastet
Tri raste te ndara të vdekjeve në regjionin e Prishtinës po hetohen nga policia.
Një burrë ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim pasi ishte alivanosur.
Një grua ka vdekur në shtëpi në fshatin Keqekollë dhe familjarët fajësojnë ndihmën e shpejtë për vonesë.
Kurse në Radashefc të Prishtinës, dyshohet se një burrë ka bërë vetëvrasje.
QKUK 13.04.2022 – 10:08. Raportohet se viktima mashkull në rrethana të pa njohur është alivanos tek një depo dhe si pasojë, ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
Fsh. Keqekollë, Prishtinë, 13.04.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka vdekur në shtëpinë e saj. Sipas ankuesit, dyshon se deri te vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Fsh. Radashefc, Prishtinë, 13.04.2022 – NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj përmes telefonit i ka thënë se do ta vras veten. Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në fshatin e lartcekur ku kanë gjetur viktimën të vdekur dhe afër tij një armë dhe një gëzhojë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.


 
 
						 
						