Tribunali e kthen mbrapa dosjen e Thaçit, kërkon prova shtesë

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka kthyer për plotësim dosjen e Thaçit, raportojnë mediat në Shqipëri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe nëntë ish-ushtarë të UÇK-së janë zyrtarisht të akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte.

Mësohet se akuza është zyrtarizuar më 24 prill 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Presidenti Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura gjatë kohës së Luftës së Kosovës.