Trondit kryeopozitari rus: Putin më helmoi
Krye opozitari rus Alexei Navalny në një intervistë për prestigjiozen gjermane Der Spigel, tha se pas helmimit të tij më 20 gusht qëndron presidenti rus Vladimir Putin.
Megjithatë krye opozitari theksoi se ai nuk frikësohej për këtë gjë dhe do të bënte çdo gjë për të mbrojtur liritë.
“Unë deklaroj se pas helmimit tim qëndron Putin dhe unë nuk kam asnjë version tjetër të asaj që më ka ndodhur” – tha Navalny për Der Spiegel, në një intervistë e cila do të transmetohet gjatë ditës së sotme.

