Trondit me rrëfimin e tij Laert Vasili: Kur isha 9 vjeç, komshiu më…
Ai ka rrëfyer detaje tronditëse nga jeta e tij, teksa zbuloi se është abuzuar nga fqinji i tij në moshën 9-vjeçare.
Laerti ka treguar gjithashtu se ka pasur varësi nga alkooli.
“Në moshën 9-vjeçare ndodh diçka që nuk do e harroj për gjithë jetën. Një fëmijë 9 vjeç abuzohej nga komshiu i tij. Dhe kjo për 42 vite ka qenë brenda meje. Nuk tregoja se kërcënohesha se do të dhunohesha. E kam mbajtur këtë për vete. Kur u transferuam në Sarandë, isha shumë i lumtur, po ikja nga Tirana.
Tinka Kurtin e kam pasur idhull. Nuk kam qenë një djal i mirë, kam pasur për një kohë të gjatë varësi nga alkooli. Uroj që im atë të më fali, nuk e bëra dot gjysh. Nëna ka qenë forcë kur babai ndërroi jetë. Ky është Big-u im, drejt faljes, për ta bërë Laertin njeri”, ishte ky një pjesë e rrëfimit të aktorit.
Në një mesazh drejtuar Laerit, aktorja u shpreh: “Laerti të ketë rrugën e mbarë dhe Tinkën të mos e harrojë kurrë…Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na paska ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit.”, tha ajo.
Laerti: I kanë dhënë kanë shumë këtij kombi, duhet të ishim sjellë më mirë me ta. /Top Channel

