Trondit pacienti: Në QKUK nuk ka asgjë për COVID-19, kam shpenzuar 5 mijë euro për barna
Tefik Ibrahimi nga Gjilani i ka reaguar ministres Hykmete Bajrami sa i përket kushteve të trajtimit në QKUK të pacientëve me COVID-19, shkruan Mediafokus.info.
Duke qenë vetë i infektuar me këtë virus, Ibrahimi thotë se për 18 ditë ka shpenzuar 5 mijë euro për barna.
“Ministre, për mua personalisht, për 18 dite qëndrimi në Kliniken Infektive te QKUK, familja ime ka shpenzua afer 5.000 euro”, thotë Ibrahimi.
Reagimi i plotë:
“Zonja ministre, ku je duke jetuar ti? Sa bukur po tregon qe per vete nuk ke ble barna per Covid-19.
A je ne dijeni znj. ministre se qytetaret e rendomte te Kosoves perveç tretjeve fiziologjike dhe shiringave te gjitha i kane ble vete, perfshi edhe alkoolin (ne vend te alkoolit – palomat e lagura) dhe tuferat, bile bile edhe epruvetat per D-dimer e mos te flasim per barnat e shtrenjta dhe analizen e D-dimerit!!??
Ministre per mua personalisht, per 18 dite qendrimi ne Kliniken infektive te QKU, familja ime ka shpenzua afer 5.000 euro (deshmite jane).
Ministre ti nuk ke pagua se je ministre!!?? Te lumte qe po e tregon te verteten!!
Pyeti pacientet e varfur te Kosoves perveç atyre qe ne mungese te parase e barnave veç kane vdeke!
Ky eshte realiteti i hidhur ne mungese te sigurimit shendetesor ne shtetin ku ti je ministre!!”

Disa nga faturat e blerjes së barnave

