Tronditëse: Policja qëndroi rreth pesë orë me kufomat, e më pas i dha fund jetës
Policja Valdete Bllaca, sipas burimeve të sigurta të Mediafokus.info brenda Policisë së Kosovës, i ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërsa ka qëndruar me katër kufomat rreth pesë orë.
Burimet thonë se pak para se t’i jepte fund jetës, ka takuar tezën e saj, të cilës ia ka dhënë një shumë të konsiderueshme të të hollave prej 12 mijë euro dhe 8 mijë dollarë, derisa e kishte paralajmëruar se do të ndodhë një ‘hata e madhe’.
Më pas, rreth orës 12:45, në hyrje të shtëpisë, e ka kryer vetëvrasjen me armën ‘glock’ me dy karikatorë, me 30 plumba.
Armën zyrtare dyshohet se e ka marrë të premten, në përfundim të orarit të punës, rreth orës 16:00.
Dorasja, sipas raporteve zyrtare, prej viteve 2016-2019, i është nënshtruar trajtimeve mjekësore prej 14 seancave, pasi ishte konstatuar se vuante nga problemet psikike.
Arma zyrtare i ishte konfiskuar në vitin 2017.
Kjo është njëra nga tragjeditë më të mëdha familjare që ka ndodhur në Kosovën e pasluftës./MediaFokus.info/

