Tronditet Barcelona, arrestohen Bartomeu dhe disa drejtues të tjerë!
Tronditet Barcelona. Klubi blaugrana ka marrë një goditje të rëndë paraditen e kësaj të hëne pasi në mënyrë të papritur në zyrat e Barçës ka mbrritur skuadra Mossos pjesë e policisë rajonale të Katalunjës e cila u ka vendosur prangat disa prej drejtuesve më të lartë të Barcelonës.
Janë arrestuar disa nga krerët e klubit me ish-presidentin e katalanasve, Josep Maria Bartomeu, i cili është ndaluar nga policia, ndërkohë që e kanë pësuar edhe Oscar Grau, CEO i katalanasve, si dhe Gomez Ponti, drejtor i Shërbimit Juridik.
E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të skandalit BarcaGate, që tërboi liderët aktualë të klubit. Mediat zbuluan se Barcelona paguante një kompani që të diskreditonte në rrjetet sociale lojarët që ishin kundër linjës së drejtimit të vendosur nga Josep Maria Bartomeu.
Në shënjestër ishin Messi e Pique, apo edhe emra si Pep Guardiola, Xavi e Iniesta. Në zyrat e Barçës skuadra “Mossos” përvec se arrestoi disa nga drejtuesit u paraqit për të marrë gjithashtu dokumente të vlefshme që mund të zbardhin hetimet e nisura nga prokurorja Alejandra Gil.
Të gjitha këto ngjarje ndodhin vetëm një javë para zgjedhje presidenciale që Barcelona organizon. Mbetet për t’u parë se çfarë do të të ndodhë tanimë me Bartmoeun dhe të arrestuarit e tjerë pas këtij aksioni policor.

