Trump akuzon mjekët: Po raportojnë raste të dyshimta për të përfituar para

Tre ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump në një tubim në Michigan ka insistuar edhe një herë se virusi “sars covid 2” nuk eshtë aq i rrezikshëm.

Presidenti ka hedhur akuza të forta ndaj mjekëve të cilët sipas tij po përfitojnë me raportimet e vdekjeve nga koronavirusi.

“Ju e dini që mjekët tanë marrin më shumë para nëse dikush vdes nga Covid. Në Gjermani dhe vendet e tjera, vdekjet karakterizohen ndryshe nëse duket se ka shkaqe të shumta. Nese ne Gjermani vdes dikush nga kanceri por ishte mbartes i virusit , mjeket do e raportojne si vdekje nga kanceri . Tek ne kur kanë dyshime, zgjedhin Covidin.”