Trump dhe gruaja e tij rezultojnë pozitivë me COVID-19
Infektimit me COVID-19 nuk i ka shpëtuar as presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania Trump, transmeton Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Trump, përmes rrjetit social Twitter.
“Sonte, unë dhe Zonja e Parë kemi dalë pozitivë me COVID-19 [v.j. sëmundjen që e shkakton koronavirusi]. Do të nisim karantinën dhe procesin e shërimit menjëherë. Do t’ia dalim bashkë”, ka shkruar Trump./Mediafokus.info/

