Trump: E ndalëm konfliktin 400-vjeçar Kosovë – Serbi

Presidenti i amerikan, Donald Trump, i gjatë fjalimit në tubimin e Nebraska, ka ripërsëritur se pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, ‘e kanë ndalur konfliktin 400-vjecar Kosovë-Serbi.

“…dhe për rajone të ndryshme, si mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje, e dini, marrëveshje tregtare. Unë thashë: Pritni një minutë, a nuk e luftojnë ato njëra-tjetrën gjithmonë? Po. Për shumë dekada. Si e dite? Unë thashë: E di, ata e luftojnë njëri-tjetrin tërë kohën”, ka thënë Trump.

“Ata kanë luftuar për 40 vjet. Unë mendoj se ata kanë luftuar për 400 vjet, a doni ta dini, por ata kanë qenë duke luftuar për një kohë të gjatë. Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Krejt papritmas, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar e duke u puthur, ishte e lehtë”, shtoi Trump./Mediafokus.info/