Trump para liderëve evropianë: Kam ndalur gjashtë luftëra, në listë edhe konflikti Kosovë-Serbi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, edhe në takimin e djeshëm që pati me liderët evropianë, ka deklaruar se ka ndalur gjashtë luftëra që prej se është kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë deklarimeve të mëhershme, në këtë listë ai e ka përfshirë edhe ndaljen e një konflikti të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë.
“I përfundova këto luftëra pa përmendur as fjalën armëpushim”, deklaroi Trump.
“Presidenti tani ka përfunduar konfliktet midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, si dhe Egjiptit dhe Etiopisë”, kishte thënë Leavitt.
Konfliktin e mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, Trump kishte thënë se e kishte ndalur me paralajmërimin ndaj dy vendeve që nëse shkonin drejt asaj rruge, nuk do të mund të bënin tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

