Trump shtrohet në spital pas infektimit me COVID-19
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shtrua të premten në një spital ushtarak jashtë Uashingtonit, pasi ai dhe Zonja e Parë, Melania, u diagnostikuan me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Trump postoi një video-mesazh në Twitter, ku tha se ndjehet mirë dhe shprehu falënderime për mbështetjen.
“Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e jashtëzakonshme. Jam duke shkuar në spitalin Walter Reed. Mendoj se jam shumë mirë. Por, do të sigurohemi që gjërat po shkojnë mirë. Zonja e Parë është shumë mirë. Faleminderit shumë. E vlerësoj. Nuk do ta harroj kurrë. Faleminderit!”, tha Trump.

