Trump thotë se kriza e koronavirusit mund të zgjasë deri në gusht
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se urgjenca e koronavirusit në mbarë vendin mund të zgjasë deri në fund të verës, apo edhe më gjatë.
Duke folur në një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se vendi po përballet me “një armik të padukshëm” që është “ngjitës”.
Sipas mediave të huaja, gjatë 15 ditëve të ardhshme, presidenti Trump ka marrë vendim që amerikanët nuk duhet të mblidhen në grupe me më shumë se 10 persona.
Rrjeti televizv CNBC raporton se në SHBA deri më tani janë konfirmuar 4,100 raste me virus, ndërsa 71 të tjerë kanë ndërruar jetë.

