Trump u bën thirrje mbështetësve republikanë që të vaksinohen

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje mbështetësve republikanë që të vaksinohen kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, duke thënë se ai do ta rekomandonte një gjë të tillë.

Në një intervistë televizive, ai ka thënë se vaksina është “e sigurt” dhe “diçka që funksionon”.

Baza e përkrahësve konservatorë të Trumpit ka qenë një prej grupeve kryesore që i ka rezistuar programit të vaksinimit.