Trump flet për takimin me shefat e naftës: “Kemi shumë naftë për të nxjerrë”

Duke folur të martën para anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së nga radhët e Partisë Republikane, presidenti amerikan, Donald Trump, përmendi një takim që do ta mbajë këtë javë me sheaf të prodhimit të naftës në vendin e tij.

“E dini për çfarë është ai [takim]. Kemi shumë naftë për të nxjerrë, gjë që do t’u ulë edhe më tej çmimet e karburanteve” – tha ai, duke aluduar me gjasë në planet e tij për rikthimin e kontrollit mbi prodhimin e naftës në Venezuelë, raporton gazeta “The Guardian”.

Në fundjavë, forcat speciale amerikane realizuan një operacion që e çuditi botën.

Ato arritën që ta kapnin në Venezuelë presidentin tashmë të rrëzuar të këtij vendi, Nicolas Maduro, si dhe bashkëshorten e tij.

Venezuela cilësohet si njëri ndër shtetet me rezervat më të mëdha të naftës së papërpunuar në botë.