Trungu familjar i fshatrave Kurexhaj e Terziaj
Sabit Rrustemi
Kurexhajt dhe Terziajt janë dy vendbanime që ndodhen në juglindje të Kosovës, në kufi me komunën e Preshevës.
Të dy këto vendbanime janë të vendosura në kodra paksa të rrafshëta, dhe vende ku mund të zhvillohej edhe bujqësia.
Kodrat kur zbresin nga gjysme e tyre theksohen nga një pjerrtësi më e madhe.
Ndërmjet kanë Rekën e Ahit, një luginë që shtrihet nga Zhegra deri në rrëzat e Peçenës.
Fshatrat janë me shtëpi të shpërndara, ndërsa janë marrë në shqyrtim bashkë sepse lidhjet ndërmjet Kurexhajve dhe Terziajve janë të hershme, rreth 250 vjeçare, dhe janë lidhje gjaku.
Është e rëndësishme të thuhet se këto vendbanime i përkasin mesjetës së vonë turke.
Prandaj, edhe emrat e tyre lidhen ose me llagapet e vendbanimit të parë, ose me të parin e tyre.
Kështu, Terziajt ka marrë emrin sipas zejes që kanë ushtruar – rrobaqepësisë, ndërsa toponimi Kurexhaj lehtë zbërthehet në Kurt – Rexhaj.
Rrjedhimisht, Kurta (apo Kurteshi) i Rexhës, me të bijtë, Tahirin e Hasanin janë banorët e parë të ayre që më pas do të thirren KUREXHAJ.
Ata do të nguliten në këto hapësira kah fundi i shekullit XVII dhe fillimi i shekullit XVIII, apo mes viteve 1797 – 1800 dhe ate nga Mahalla e Rexhmemëve, ku kishin pas ardhur nga një fshat i Kumanovës, sot paralagje e këtij qyteti, REZHANOVC, apo siç e kanë quajtur të parët tanë, fshati ERGJANOC., gjatë periudhës së luftërave të luftërave ruse me ate osmane , të cilat u patën zhvilluar mes viteve 1768 – 1774.
Në ndërkohë, pasardhësit e Kolës, vëllait të Memës, ishin ngulitur në Terziaj nga Gomurja, një lokacion mes fshatrave Caravajkë e lafetaj pak më herët, ku kishin pas qëndruar me vite.
Lëvizjet e pasardhësve të Memës dhe Kolës, duket të kenë qenë të koordinuara, jo vetëm për kushte më të mira jete, por edhe për rritjen e hapësirave të tyre ku do të jetonin më pas për dy shekujsh e më shumë.
Se nga kishin ardhur ata më parë në Ergjanoc, mbetet për të hulumtuar edhe mëtutje për të qenë sa më të saktë, ndërkohë që këta po lëshonin rrënjë në vendbanimet e reja të kësaj pjese të Karadakut.
Bijtë e Kurt Rexhës, Tahiri e Hasani, përmes djemëve të tyrë Hazirit, Tafës e Murselit, do t’ju japin formë tri lagjeve të reja, të cilat më pas do të quhen, “Mahalla e Hazirve”, Mahalla Tafovite” si dhe “Mahalla e Murselve”.
Ndërsa stërnipët e Kolës në Terziaj, të cilët kishin përjetuar një katrahurë internimi për moskalimin në “fenë e re”, do të degëzohen gjithashtu në dy grupime të kësaj natyre: “Tomovitë” dhe “Simontë, të cilave më vonë ju shtohen , “Gegtë”, “Zeftë”.
Mirëpo, përkundër faktit se me rritjen e numrit të banorëve, lagjeve e, edhe të shtëpive, këtyre venbanimeve nuk do t’iu njihet statusi i fshatrave, as gajtë pushtimit ottoman, e as më vonë nga ai serbë.
Me statusin e “mëhallëve apo lagjeve e si pjesë e Zhegrës, do të mbesin derië në fillim të viteve nëntëdhjeta të shekullit të XX-të.
Tri grupimeve të lagjeve në Kurexhaj, më pas, diku pas vitit 1850, iu shtohen edhe “Muqolltë”, të cilët më herët, për arsyena të ndryshme, kishin lëvizur nga fshati Dobërqan në lagjen e Mehajve në Depce, e nga aty, në Kurexhaj. Duket që kjo ka qenë paksa e ndikuar dhe nga lidhje familjare, meqë edhe Kurexhajt ishin nga rrënja e Rexhmemëve, lagje kjo, gjithashtu e Depcës.
Pas luftës së dytë botërore, nga këto grupime lagjesh, do të “lindin” dhe të nënlagje tjera, te secila prej tyre.
Prej ‘Mahallës së Hazirve”, në Terziaj do të zhvendosen “Jakuptë”.
Gjithashtu, prej “Mahallës Tafovite”, po në Terziaj do të vendosen “Ajvaztë”, e prej “Murselve”, po në Terziaj do të dalin “Hajdintë”, me të cilët edhe përmbyllet ky cikël i lëvizjeve të njerëzve të një gjaku në këto dy vendbanime apo fshatra.
Natyrisht, prej grupimeve të lagjeve të para, sot numërohen më shumë se dhjetë sosh. Prej “Hazirve”, sot i ke edhe “Bulloshtë”e “Halitovitë” e “Jakuptë” ( një rremb i të cilëve ishte dhe në Terziaj, kurse prej “Tafovite”i ke edhe “Zahirtë”, “Daliptë”, “Saqiptë etj. Kurse prej “Murselve” i ke edhe “Sylovitë”, “Fetahtë”, “Jahitë”, të cilëve iu bashkohen edhe “Hafiztë” e “Hajdintë” e Terziajve.
Llogaritur në breza, secili grupim i këtyre lagjeve, nga vija e Memës apo vija e Kolës, në zhvillim e sipër e ka brezin e dymbëdhjetë…
Shembuj brezash:
BREZAT E NJË GJAKU
1. M E M A
2. REXHA (Rexhepi), i biri i Memës – REXHËMEMTË (1773)
3. KURTI ( Kurteshi ), i biri i Rexhës – KUREXHTË (1798)
4. Tahiri, i biri i Kurteshit
5. Haziri, i biri i Tahirit – HAZIRTË
6. KADRIU, i biri i Hazirit
7. Haliti, i biri i Kadriut – HALITOVITË) (1912)
8. RAMA (Ramadani), i biri i Halitit
9. Shaipi, i biri i Ramës (haxhi Ramës)
10. Gëzimi, i biri i Shaipit
11. Djali i Gëzimit … (se nuk po ia di emrin)
1. M E M A
2. REXHA ( Rexhepi ), i biri i Memës – REXHËMEMTË (1773)
3. KURTI ( Kurteshi ), i biri i Rexhës – KUREXHTË (1798)
4. Tahiri e Hasani, bijtë e KURTeshit
5. Murseli, i biri i Hasanit – MURSELTË
6. Rrustemi, i biri i Murselit
7. Smajli, i biri i Rrustemit
8. Hajdini, i biri i Smajlit – HAJDINTË
9. Ramizi, i biri i Hajdinit
10. Rrustemi, i biri i Ramizit
11. Ibrahimi, i biri i Rrustemit
12. Shpëtimi, i biiri i Ibrahimit
1. M E M A
2. REXHA ( Rexhepi ) i biri i Memës – REXHËMEMTË ( 1773 )
3. KURTI ( Kurteshi ), i biri i Rexhës – KUREXHTË ( 1798 )
4. Hasani, i biri i Kurteshit
5. TAFA, i biri i Hasanit – TAFOVITË
6. Ukshini, i biri i Tafës
7. Tahiri, i biri i Ukshinit
8. Mustafa, i biri i Tahirit
9. Islami, i biri i MusTAFËS
10. Shiqeriu, i biri i Islamit
11. Albani i biri i Shiqeriut
12. Erioni, i biri i Albanit –

