Trupat ruse marrin peng pacientët dhe stafin mjekësor në Mariuopl
Zëvendëskryetari i Mariupolit, Sergei Orlov, ka thënë për transmetuesin britanik BBC, se trupat ruse kanë marrë si pengje stafin dhe pacientët e spitalit në Mariupol.
“Ne kemi pranuar informacion se ushtria ruse ka marrë spitalin tonë më të madh.. dhe ka zënë pacientët dhe mjekët si pengje”, ka thënë ai.
“Ne mund të konfirmojmë këtë informacion, por edhe guvernatori i Donjeckut ka konfirmuar këtë informacion. Ne kemi informacion se 400 persona janë aty”.

