Trupi i modeles gjendet i copëtuar në frigorifer
Vrasja brutale e një 28-vjeçare, trupi i së cilës u gjet i prerë dhe i copëtuar në frigorifer, ka shkaktuar tronditje në Hong Kong. Sipas mediave britanike, policia vendase arrestoi 4 persona për vrasjen e modeles së re, e cila sipas autoriteteve kishte mosmarrëveshje financiare me familjen e ish-bashkëshortit.
Autoritetet ndaluan fillimisht prindërit dhe vëllain e ish-bashkëshortit të Abby Choi, për të gjetur dhe arrestuar më në fund ish-bashkëshortin e saj.
Abby Choi, e cila ka punuar si modele dhe së fundmi ka pozuar për kopertinën dixhitale të revistës së modës L’Officiel Monaco u zhduk nga e mërkura e kaluar.
Personi i fundit që e kishte parë të gjallë ishte vëllai i ish-bashkëshortit, i cili gjithashtu punonte si shofer i saj.
Të premten, policia kontrolloi shtëpinë e marrë së fundmi me qira nga ish-vjehrri i modeles në fshatin Lung Mei Chuen dhe zbuloi diçka të tmerrshme. Brenda u gjetën pajisje që përdoreshin në thertore, si përshembull një sharrë elektrike. Pjesë të trupit të Choi u gjetën në frigorifer, i cili ishte vendosur brenda një enë supe.
Autoritetet besojnë se krimi ishte i planifikuar paraprakisht dhe se shtepia ishte marrë me qira për të hequr qafe trupin e 28-vjeçares.
Sipas informacioneve, viktima dhe familja e ish-bashkëshortit kanë pasur shumë mosmarrëveshje financiare, tha përfaqësuesi i autoriteteve lokale.

