Trupi i një të mituri gjendet në kanalin e ujit, vdekja konsiderohet e dyshimtë
Trupi i një të mituri është gjetur në kanalin e ujit në Mitrovicë. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’.
Njoftimi i policisë:
Mitrovicë, 22.05.2022 – 17:52. Një dëshmitar mashkull kosovar, roje ne kanalin Ibër – Lepenc, ka raportuar se kishte vërejtur një fëmijë brenda kanalit të ujit. Në vend ngjarje kanë dal njësitë policore, zjarrfikësit dhe vullnetaret e fshatit të cilët e kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë, rreth një kilometër larg vendit ku dyshohej se viktima mashkull kosovar i mitur ka rene në kanal. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. (foto arkiv).

