Trusti do të fillojë sot pagesën e 10 përqindëshit
Sot (e hënë) pritet që paratë e para nga Fondi Pensional i Kursimit të bien në duar të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit nga kursimet e tyre.
Rreth 70 mijë qytetarë sot do t’i marrin 10 përqind të shumës së tyre nga trusti, duke filluar nga ora 10:00 e paraditës, kur fillon ekzekutimi i mjeteve nëpër llogaritë bankare të aplikuesve.
Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës, si ndihmë për periudhën e pandemisë.

