Trusti publikon numrin e kontribuesve sipas vlerës që kanë në llogari
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka publikuar tabelën numrin e kontribuesve sipas vlerës që kanë në xhirollogaritë e tyre.
Sipas tabelës së publikuar, rreth 213 mijë kontributpagues kanë deri në 1,000 euro në llogaritë e tyre, apo 33 për qind e kontribuesve.
Deri 5,000 euro kanë 30 për qind e kontributpaguesve, apo rreth 195 mijë qytetarë. Deri në 100 euro në llogaritë e tyre në Trust i kanë mbi 104 mijë qytetarë.
Nga numri total i kontribueseve në Trust, 12 për qind e tyre kanë deri 10 mijë euro.

