Tuna “thyen” rrjetin me fotot nga jahti luksoz

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale me disa fotografi mahnitëse të publikuara nga pushimet e saj verore.

Në fotot e fundit, Tuna shihet duke shijuar ditët e nxehta të korrikut në një jaht luksoz, me pamje fantastike nga deti dhe një paraqitje që bie në sy për stilin dhe elegancën.

Këngëtarja ka zgjedhur një përshkrim domethënës për postimin.

“Deti e di pjesën tjetër”, – shkroi Tuna, duke lënë vend për imagjinatë dhe ndjenja verore që nuk shprehen me fjalë.

E njohur për stilin unik dhe sharmin në çdo paraqitje, Tuna edhe kësaj here rrëmbeu zemrat e ndjekësve me pamjen dhe format trupore që i theksohen në fotot nga jahti.