“Turkish Airlines” – 5.5 milionë udhëtarë brenda muajit
Në muajin korrik të vitit 2021 “Turkish Airlines (THY), e cila vazhdon t’i rrisë gradualisht fluturimet, ka transportuar 5.5 milionë udhëtarë dhe shkalla e shfrytëzimit të ulëseve arriti mbi 71 për qind.
Sipas të dhënave që THY ka publikuar për trafikun e udhëtarëve dhe ngarkesave në muajin korrik shkalla e shfrytëzimit të kolltukëve për linjat ndërkombëtare është realizuar 69%, kurse për linjat e brendshme 83,1%.
Vëllimi i ngarkesave (kargo) dhe postave të transportuara në korrik me THY është rritur me 20,5% në krahasim me korrikun 2019 dhe arriti në 162 mijë e 208 tonë.
Kurse për periudhën janar-korrik numri i udhëtarëve që kanë fluturuar me këtë kompani, është 20.1 milionë, kurse shkalla e shfrytëzimit të vendeve (kolltukëve) për këtë periudhë është 64,4%.
Vëllimi i ngarkesave (kargo) dhe postave të transportuara me THY në periudhën janar-korrik është rritur me rreth 26% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe arriti në 1 milion e 73 mijë e 632 tonë.

